Botë

Mbi 45.000 të shpërngulur nga ofensiva në perëndim të Mosulit

Më shumë se 45.000 persona kanë braktisur banesat e tyre që prej fillimit të ofensivës së focave irakiane për të rimarrë pjesën perëndimore të Mosulit nga organizata terroriste DAESH, njoftoi të dielën Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin (OIM).

Një numër i madh i këtyre të shpërngulurve kanë arritur që prej 19 shkurtit në kampet e pritjes, në rrethinat e qytetit të dytë të Irakut, sipas OIM-së.

Organizata theksoi se fluksi kishte qenë veçanërisht i lartë më 28 shkurt, me më shumë se 17.000 të shpërngulur dhe në 3 mars, me 13.000 të tjerë.