Mediat franceze kanë raportuar se një 19-vjeçar ka rënë nga çatia e një supermarketi në Rouen në orët e hershme të së premtes dhe se ka vdekur më pas në spital.
Nuk është konfirmuar nëse ai ishte pjesë e protestave që kanë nisur prej katër ditësh në Francë pas vrasjes së një adoleshenti nga policia.
Policia i ka thënë Reutersit se ngjarja ka ndodhur në një qendër tregtare e cila po plaçkitej nga protestuesit.
Por, Zyra e Prokurorisë Publike kishte thënë se supermarketi nuk kishte qenë subjekt i tentativës për grabitje.