Botë

Me djegie të drogës, në Birmani shënohet Dita ndërkombëtare kundër trafikimit të saj

 

Autoritetet në Birmani kanë shkatërruar sasi të madhe të drogës së sekuestruar në vlerë prej 446 milionë dollarësh për të shënuar ditën e përvitshme ndërkombëtare kundër trafikut të drogës.

Djegia e drogës u bë pasi ekspertët e OKB-së paralajmëruan për rritje të prodhimit të opiumit, heroinës dhe metamfetaminës në Birmani, me eksportet që kërcënojnë të zgjerojnë tregjet në Azinë Jugore dhe Juglindore.