Botë

Pavarësisht rebelimit, Prigozhini është ende një radikal pro luftës

Kreu i Wagnerit është qartazi i pakënaqur me luftën në Ukrainë – duke e quajtur atë “turp” – por jo pse ushtria ruse po fshin qytete të tëra dhe po kryen krime lufte.

Yevgeny Prigozhin është kritik i ushtrisë dhe lidershipit të saj se nuk po luftojnë mjaft mirë, shkroi BBC të shtunën.

Forcave ruse u është dashur të tërhiqen nga territoret që kanë marrë, dhe Prigozhini thotë se udhëheqësit e ushtrisë janë të dobët sepse nuk po dëshirojnë të përdorin armë taktike bërthamore.

Por, Prigozhini po ashtu ka përsëritur propagandën e Moskës në justifikimin e pushtimit, duke i quajtur njerëzit që jetojnë në lindje të Ukrainës “gjenetikisht rusë”.

“Kjo është luftë e shenjtë kundër atyre që ofendojnë njerëzit rusë”, pati thënë ai në një deklaratë.

Kështu që, Prigozhini duhet të shihet si pjesë e grupit radikal pro-luftës të cilët po kërkojnë veprime më drastike për ta mposhtur Ukrainën.

Dhe në pikëpamjen e tyre, lidershipi aktual është i paaftë për ta arritur këtë.