Një tërmet i fuqishëm i shkallës 6.2 ballë Rihter ka goditur Hokkaidon në Japoni të dielën.
Tërmeti është regjistruar në thellësi 140 kilometra në afërsi të bregut të Urakawas rreth orës 18:55 me kohë lokale.
Nuk ka pasur paralajmërime për cunami.
Janë dridhur ndërtesat e është çarë betoni, kanë njoftuar dëshmitarët, raportojnë mediumet lokale.