Dhjetëra njerëz raportuan se dëgjuan një “zhurmë” të fortë në zonën e Washingtonit që shkaktoi panik, megjithëse asnjë zyrtar nuk ka dhënë ndonjë arsye për zhurmën e fortë që u dëgjua.
Kjo çoi në një vërshim postimesh në mediat sociale dhe spekulime rreth burimit, megjithëse asnjë nga këto nuk është konfirmuar.
Agjenci të shumta morën telefonata për një zhurmë të madhe misterioze të dëgjuar deri në Virxhinia.
Ata thonë se “shpërthime’ janë ndjerë në Annapolis dhe Virxhinia Veriore, dhe Fox pretendon se, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, nuk ka asnjë informacion që të ketë ndodhur një tërmet.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se nuk ka asnjë kërcënim për momentin, por nuk ka zbuluar se çfarë e shkaktoi shpërthimin, raporton Daily Mail.
Një stërvitje e autorizuar ushtarake shkaktoi një “shpërthim” të fortë në zonën e Uashingtonit që tronditi shtëpitë dhe shkaktoi panik të gjerë, tha Departamenti i Mbrojtjes i SHBA.
“Zhurma e madhe që u dëgjua është shkaktuar nga një fluturim i autorizuar i DOD-së”, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.
“Ky fluturim shkaktoi një bum zanor” shpjegon ministria.