Botë

Presidenti Macron, pjesë e Forumit të Globsecut

Emmanuel Macron - presidenti i Frances
 

Presidentja sllovake, Zuzana Çaputova, foli në hapjen e forumit GLOBSEC 2023 në Bratislavë, të hënën, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së demokracisë pas pushtimit rus të Ukrainës.

Forumi do të mbledhë 1200 liderë nga mbi 60 vende, duke përfshirë 11 krerë shtetesh dhe qeverish nga Evropa Qendrore dhe ajo Lindore (EQL) dhe më gjerë, duke përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.