Botë

Lukashenko u ofron armë bërthamore vendeve që janë të gatshme t’u bashkohen Rusisë dhe Bjellorusisë

 

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka pohuar se kombet që janë të gatshëm “të bashkohen me Rusinë dhe Bjellorusinë” do t'u jepen armë bërthamore, disa ditë pasi konfirmoi se kishte filluar transferimi i disa armëve bërthamore taktike nga Moska në Minsk.

Lukashenko, një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, i bëri komentet në një intervistë në kanalin shtetëror Rusia 1.