Mjaltëngrënësi me helmetë është zogu i shtetit australian të Victorias.
Këta ekologë janë duke u bërë gati që disa prej tyre t’i lirojnë në natyrë.
“Janë të shpejtë, agresivë dhe të shoqërueshëm. Janë zogj të vogël karizmatikë”, thotë Jennifer Grey nga parku zoologjik në Victoria.
Dhjetë vjet më parë, vetëm 60 prej tyre ishin gjallë në natyrë dhe specia e tyre ishte në rrezik nga zhdukja.
Tani është dyfishuar numri i tyre.
Vetëm sivjet në natyrë janë lëshuar 30 mjaltëngrënës.
Autoritetet në Australi thonë se të gjithë zogjtë janë në rrezik për shkak të pyjeve që po zhduken çdo ditë.
Ndërkaq, programi i ruajtjes së këtij lloji të zogut ka funksionuar në pjesë vjetët e fundit.
Synohet që zogjtë e këtij lloji tashmë të hiqen nga lista e zogjve të rrezikuar nga zhdukja.
Në muajt e ardhshëm plani është që të zgjerohet habitati i mjaltëngrënësve.
Krejt ky sukses është arritur falë qeverisë dhe grupeve lokale që kanë arritur të shumojnë deri në 200 zogj mjaltëngrënës me helmetë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.