Ukraina do ta sanksionojë Iranin për 50 vjetët e ardhshme
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pranë një droni të shkatërruar iranian
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar parlamentit ukrainas t’i vendosë Iranit sanksione për 50 vjetët e ardhshme, bëri të ditur blogu “visegrad24” të dielën në Twitter.
Ai ka kërkuar që tregtia, investimet dhe transferimet e teknologjisë të ndalohen, pasi Irani ka ndihmuar me armatim Rusinë.
Sipas raporteve ndërkombëtare, Irani e ka furnizuar Rusinë me dronë të tipit “Shahed”, ndonëse bashkëpunimi Rusi-Iran s’është konfirmuar nga palët.
Që nga vera e 2022-s, Rusia e ka sulmuar territorin ukrainas nëpërmjet dronëve iranianë.
Këto makina luftarake janë të ngadalta, me zë të lartë dhe fluturojnë ulët, duke i bërë më të lehta për t’u luftuar.