Botë

Kilicdaroglu: Do të luftojmë për demokraci në Turqi

 

Kandidati për president në Turqi, Kemal Kilicdaroglu tha se do të vazhdojë të luftojë për “demokracinë e vërtetë” në Turqi, në një fjalim të cilin e ka mbajtur në selinë e tij në Ankara.

“Në këto zgjedhje u bë i qartë vullneti i popullit për të ndryshuar një qeveri autoritare, pavarësisht të gjitha presioneve”, tha Kilicdaroglu.