Botë

Kilicdaroglu zotohet se do të deportojë rreth 4 milionë refugjatët që vlerësohet të jenë në Turqi

kilicdaroglu

Lideri i partisë ultranacionaliste “Victory” e Turqisë do ta mbështesë kandidatin opozitar, Kemal Kilicdaroglu, duke thyer lidhjet e ish-presidentit të partisë i cili mbështeste Recep Tayyip Erdoganin.

Lideri i “Victory”, Umit Ozdag, deklaroi se ka nënshkruar bashkë me Kilicdaroglun një memorandum bashkëpunimi, përfshirë garancinë për të deportuar të gjithë refugjatët në Turqi brenda vitit të parë pas ardhjes në pushtet.

Ata po ashtu u pajtuar të mos riinstalojnë kryetarët e zgjedhur në mënyrë demokratike kurdë në

Ata ranë dakord gjithashtu të mos rivendosin kryetarët kurdë të zgjedhur në mënyrë demokratike në juglindje të Turqisë të zëvendësuar më parë si pjesë e një goditjeje shtetërore ndaj partisë së majtë dhe kryesisht kurde, Partisë Popullore Demokratike (HDP), raportoi Guardian. 

Në rundin e parë, Erdogani mori 49.5% të votave, kurse Kilicdaroglu 44.5%.

Ditë pas rundit të parë të votimeve, Kilcdaroglu doli jashtë mesazheve të tij të mëhershme për demokraci dhe përfshirje, dhe u fokusua vetëm në premtimet anti-refugjat, duke u zotuar se do të dërgonte refugjatët prapa në vendet e tyre të origjinës.

Kilicdaroglu deklaroi se ai do të përjashtojë të gjithë refugjatët në Turqi “brenda dy vjetësh” në pushtet. Kur u pyet se si mendonte ta bënte këtë krah dëshirës për t’u bashkuar në BE, ai u përgjigj: “Ne nuk e mendojmë këtë si racizëm. Kur të vijmë në pushtet, do të ulemi dhe të bisedojmë me administratën në Siri dhe të gjejmë një zgjidhje për këtë problem”.

Të dy gjatë deklaratave para mediave përmenden shifra të fryra të refugjatëve dhe azilkërkuesve në Turqi, që llogariten të jenë rreth 4 milionë, përfshirë 3.6 milionë sirianë nën urdhrin për mbrojtje të përkohshme të lëshuar nga Erdogani.