Më shumë se pesë mijë ushtarë dhe 500 policë kanë rrethuar qytetin e vogël në veri të El Salvadorit, pasi presidenti ka deklaruar se bandat kriminale kanë vrarë një polic.
Presidenti Nayib Bukele ka thënë se ushtria është angazhuar në kërkim të përgjegjësve për vrasjen e policëve, të cilët janë fshehur në qytetin Nueva Concepcion.
Presidenti ka kërcënuar se do ta paguajnë shtrenjtë ata që kanë vrarë policin hero.
Bukele ka nisur një luftë të ashpër kundër bandave kriminale që prej marsit të vitit 2022.
Ai ka kërkuar nga Kongresi që të marrë pushtet shtesë për t’i eliminuar bandat që kanë vrarë 62 persona brenda një dite.
Kongresi i ka shtuar pushtet presidentit edhe për disa muaj të tjerë.
Nën masat emergjente, autoritetet kanë arrestuar më shumë se 68 mijë anëtarë të dyshuar dhe bashkëpunëtorë të këtyre bandave kriminale.