Organizata e Kombeve të Bashkuara është duke bërë përpjekje të mëdha që të vazhdojë marrëveshjen për dërgimin e grurit ukrainas në pjesët e botës që po përballen me uri.
Me këtë marrëveshje për furnizim me grurë nga Deti i Zi ishte lehtësuar kriza ushqimore që ishte shkaktuar nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës para një viti.
Marrëveshja e vitit të kaluar ishte arritur pasi Rusisë i ishte premtuar lehtësimi i dërgesave ushqimore dhe plehrave artificialë.
Mirëpo Moska ka insistuar se marrëveshja nuk është respektuar plotësisht dhe ka kërcënuar se do të tërhiqet.
OKB-ja ka tërhequr vërejtjen se dështimi i marrëveshjes do t’i dëmtonte shtetet në Afrikë, Lindje të Mesme dhe Azi, të cilat mbështeten në grurin ukrainas.
Marrëveshja ndihmoi në uljen e çmimeve të grurit.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, që është mbajtur të hënën, është thënë se marrëveshja është në fazë kritike dhe se do të vazhdojnë bisedimet për vazhdimin e kësaj marrëveshjeje.