Botë

Shpërthim në Gjermani, dyshohet se mund të ketë qenë i qëllimshëm

Disa persona janë lënduar nga një shpërthim të enjten në një objekt banimi në qytetin gjerman, Ratingen.

Policia ka thënë se në mesin e të lënduarve ka edhe policë.

Sipas gazetës Bild, shpërthimi duket se ka qenë i qëllimshëm dhe siç e ka quajtur, i fshehtë, pasi policia dhe zjarrfikësit ishin thirrur për ndihmë të një personi në një prej apartamenteve në objekt, dhe kur ata kishin hapur derën kishte ndodhur shpërthimi. Raportohet se në banesë ishte derdhur benzinë.

Por, është ende e paqartë nëse dikush ia futi flakën benzinës apo nëse shpërthimi ndodhi pasi u hap dera.

Bild raportoi se shumica e viktimave që pësuan lëndime janë punonjës shpëtimi dhe policë.

Numër i madh policësh, forca speciale dhe helikopterë janë përreth vendit të ngjarjes.