Një gazetar francez 32-vjeçar është vrarë derisa po raportonte nga zona e luftës në lindje të Ukrainës.
Arman Soldin, i cili punonte për agjencinë e lajmeve AFP, ka vdekur të martën, pasi është goditur nga raketa në Chasiv Yar, në perëndim të Bakhmut.
Ai ka qenë me një ekipin e gazetarësh që u sulmuan derisa ishin me një grup ushtarësh ukrainas.
Për vrasjen e Soldinit ka shkruar edhe presidenti francez Emmanuel Macron.
“Ne ndajmë dhimbjen me të dashurit dhe kolegët e tij," shkroi ai Twitter.
Udhëheqësi i AFP-së, Fabrice Fries, ka thënë se agjencia e lajmeve ishte "shkatërruar" nga vdekja e Soldinit.
Ai ka theksuar se Soldin përben një "kujtesë të tmerrshme të rreziqeve me të cilat përballen çdo ditë gazetarët që mbulojnë konfliktin në Ukrainë". / BBC