Botë

Aksidenti në Turqi, kamioni u përplas me veturat e familjarëve që përcillnin djemtë në ushtri

Një aksident rrugor ndërmjet disa automjeteve në Hatay të Turqisë ka lënë të vdekur të paktën 12 persona dhe 31 të lënduar të tjerë.

Një kamion ka kaluar në korsinë e kundërt të rrugës me shoferin që ka humbur kontrollin dhe është përplasur me nëntë vetura dhe dy mini-autobusë, raportoi AP.

Shumica prej automjeteve ishin të parkuara në skaj të rrugës afër një pompe benzine pasi miq e familjarë po përshëndesnin djemtë që po niseshin për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka thënë se zjarri ka shpërthyer në autostradën Iskenderun-Antakya dhe se 22 autoambulanca ishin dërguar në vendngjarje.

Hatay ishte një nga rajonet e goditura më keq nga tërmeti i 6 shkurtit.