Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidenti kroat e quan Bërnabiqin “korriere të Vuçiqit”, i bën thirrje Serbisë të pozicionohet qartë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka komentuar vizitën e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, që e ka bërë në fundjavë në Zagreb.

Milanoviq e ka quajtur Bërnabiqin “korrierë të Aleksandar Vuçiqit”, ndërsa i ka bërë thirrje Serbisë që të ndryshojë marrëdhëniet me Rusinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ata ende po flasin për spastrim etnik në Kroaci, gjenocid, kështu që mjaft më”, ka thënë Milanoviq në një takim sindikal në Zagreb, raporton “Tanjug”.

Ai i ka bërë thirrje Serbisë t’ia dorëzojë Kroacisë listën e viktimave, nëse ka diçka të tillë.

Ndërsa Milanoviq po ashtu ka thënë se “Serbia duhet t’i japë fund marrëdhënieve me Rusinë dhe se të tregojë qartë se nga është rreshtuar”.

“Ka kaluar mbi një vit nga lufta në Ukrainë”, tha Milanoviq.

Ndërkohë kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenoviq, ka folur po ashtu për takimin me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq.

“Më vjen mirë që i hapëm të gjitha temat. E thashë qartë se çdo ton i ngritur, çdo incident, çdo mprehje retorike, e ngadalëson dialogun tonë politik jo për disa ditë, por për disa vjet”, tha Plenkoviq.