Botë

Skandali me vezë të infektuara shpërthen edhe në Spanjë

Vezë të infektuara me insekticid janë gjetur për herë të parë në Spanjë, në një kompani në veri të vendit, njoftuan sot autoritetet në Madrid.

Një zyrtar i paemëruar spanjoll tha se rreth 20 mijë paketime të vezëve të pasterizuara të prekura me fipronil janë gjetur në një kompani ushqimore në Baski.