Të paktën tetë persona kanë vdekur si paojë e valës së re të sulmeve ajrore ruse në qytetet anembanë Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev.
Sipas zyrtarëve ukrainas në qytetin qendror Umani, 6 persona kanë vdekur dhe 9 të tjerë janë dërguar në spital, pasi raketat kanë goditur ndërtesa të banuara.
Ndërkohë sipas kryebashkiakut lokal,në qytetin Dnipro, një grua dhe vajza e saj 3-vjeçare janë vrarë.
Shpërthime ka pasur gjithashtu edhe në qytetet Kremenchuk dhe Poltava.
Kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit ka thënë se në 51 ditë, ky ishte sulmi i parë rus me raketa në kryeqytet.
Ende nuk është raportuar për viktima në Kiev.
Sipas zyrtarëve ukrainas, shumica e raketave janë shkatërruar nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës. /BBC