Botë

Zvicra e qartë: Nuk shkel ligjet, nuk ka armatim për Ukrainën

Presidenti i Zvicrës, Alain Berset, fuqishëm ka kundërshtuar të gjitha thirrjet nga Bashkimi Evropian që ta furnizojë Ukrainën me armatim.

Në një konferencë për media në Berlin, Berset ka thënë se Zvicra ka ngrirë asetet ruse dhe ka premtuar 1.8 miliardë franga për ta ndihmuar Ukrainën në çështjet humanitare dhe të zhvillimit.

Mirëpo presidenti zviceran ka thënë se nuk mund të thyhen ligjet e shtetit të tij dhe as të tjerët nuk mund t’u kërkojnë zviceraneve që ta thyejnë ligjin me qëllim që ta furnizojnë me armë Ukrainën.

Në takim me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, është përmendur miqësia e fortë mes dy shteteve fqinje.