Botë

Teherani nuk i zbut fjalët as në Ditën përkujtimore të Holokaustit

Presidenti iranian përsëriti kërcënimet kundër Izraelit ndërsa shënonte Ditën vjetore të Ushtrisë së vendit, porse ndryshe kritikës për Arabinë pasi Teherani kërkon qetësim raportesh me mbretërinë saudite.

Komentet nga Ebrahim Raisi erdhën teksa avionë luftarakë dhe helikopterë fluturuan lart në Teheran dhe ndërsa nëndetëset iraniane lundruan gjatë një ceremonie të transmetuar drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror.

Izraelitët ndërkaq mbajtën një minutë heshtjeje mbarëkombëtare të martën në kujtim të 6 milionë viktimave hebraike të Holokaustit, ndërsa një sirenë dyminutëshe u dëgjua në të gjithë Jerusalemin.

Automjetet dhe këmbësorët ndaluan në rrugë dhe autostrada ndërsa izraelitët qëndronin në këmbë, kokat e përkulura, në kujtim solemn për ata që u vranë sistematikisht nga Gjermania naziste dhe bashkëpunëtorët e saj në Luftën e Dytë Botërore.

Dita e zymtë shënohet gjithashtu me ceremoni dhe përkujtimore në shkolla dhe qendra komunitare.