Çdo gjë përfundoi në më pak se një minutë.
Në xhirime që u publikuan të shtunën mbrëma shihet mafiozi indian i kthyer në politikan, Atiq Ahmed, duke dal nga një veturë e Policisë në afërsi të një spitali në qytetin Prayagraj.
Ahmed, ish-deputet dhe një kriminel i dënuar, ndihmohet nga policët dhe vëllai i tij Ashrafi. Vëllezërit janë të lidhur në pranga.
Ndërsa fillojnë të ecin, të rrethuar nga policët si dhe nga gazetarët e televizioneve lokale – në mesin e tyre janë edhe persona të armatosur që shtiren si gazetarë.
Njëri nga ta nxjerr revolen ia afron në kokë Ahmedit dhe shtie, ndërsa ai bie përtokë. Pak momente më pas, vëllai i tij qëllohet po ashtu.
Dy të armatosurit dhe një person tjetër menjëherë i dorëzohen policëve.
Qeveria e shtetit Uttar Pradesh ka urdhëruar një hetim, por drama e të shtunës mbrëma ka shtangur opinionin në Indi, e po ashtu është përcjellë me reagime nga politikanët.
Avokati dhe politikani Kapil Sibal ka thënë se ndodhën “dy vrasje” në Uttar Pradesh – “një, ajo e Atiqit dhe vëllait të tij Ashrafit dhe e dyta, vrasje e sundimit të ligjit”.
Vikram Singh, ish-drejtor i Policisë së Uttar Pradeshit, ka thënë për BBC-në se vrasja e vëllezërve Ahmad është e papranueshme.
“Vdekja në paraburgim është e rëndë, por vrasja është shumë më e rëndë”, tha Singh.
Të thuhet se Ahmed ishte një person kundërthënës është e vogël.
60-vjeçari ishte lindur në një familje të varfër në Prayagraj dhe kishte lënë shkollën, por me kalimin e viteve bëri pasuri të madhe, pati edhe karrierë politike e ndikim përtej qytetit të lindjes.
Nga viti 1989, ai ishte zgjedhur pesë herë si deputet në asamblenë e shtetit të Uttar Pradeshit. Po ashtu ishte edhe në Parlament të Uttar Pradeshit në vitin 2004.
Por, Ahmed ndonëse nga disa ishte përshkruar si “Robin Hood”, që po ndihmonte të varfrit. Ai u akuzua për kidnapime, vrasje, zhvatje dhe grabitje të tokave.
U pretendua se ka marrë pjesë në mbi 100 raste, por dyshohet se ka marrë pjesë në shumë më tepër.
“Por, viktimat ishin tepër të frikësuar të akuzonin atë”, tha Singh.
Gjatë dy dekadave Ahmedi kaloi periudha në burgje, por u përkujdes të mbante kontrollin e nëntokës së uttar Pradeshit dhe u sigurua që burrat e tij të mbroheshin.
Mirëpo, pasi Partia Samajwadi ndërpreu lidhjet me të dhe pasi partia nacionaliste Bharatiya Janata Party erdhi në pushtet, nisi të binte fuqia e Ahmedit.
Ai u arrestua për sulm në vitin 2017 dhe më vonë u dërgua në burg në qytetin perëndimor Gujarat.
Veprimet e fundit kundër tij nisën në shkurt, kur u publikua një grup i burrave duke vrarë Umesh Palin, një dëshmitar kyç në vrasjen e vitit 2005 të Raju Palit, një deputet që i takonte partisë rajonale Bahujan Samaj. Vëllezërit Ahmed u akuzuan për përfshirje.
Videoja e shkurtit nxiti një sërë ngjarjet që lanë Ahmedin dhe disa anëtarë të familjes së tij dhe përkrahës të vdekur. E veja e Ahmedit gjendet në arrati, ndërsa ka një shpërblim për kapjen e saj, ndërsa dy djemtë e tij u arrestuan.
Të enjten, djali 19-vjeçari i Atiq Ahmedit, Asadi dhe një ndihmës i tij u vranë nga Policia, në siç është quajtur shkëmbim zjarri – por ka akuza se ata janë qëlluar në kokë në një ekzekutim të planifikuar.
Shumë pjesë të Praygrajit ishin si qytete fantazmë të dielën në mëngjes. Vetura të Policisë janë vendosur thuajse në çdo pjesë të rrugëve. Banorët lokalë hezitojnë të flasin për media.
Një 40-vjeçar, që ka folur në kushte anonimiteti, ka thënë për BBC-në se njerëzit janë të shokuar.
“Si mund të vritet dikush në prani të mediave dhe policisë? Ai ishte kriminel i dënuar pajtohen, por nuk do të thotë se mund të qëllohet në atë mënyrë. Ku është sundimi i ligjit?” – ka thënë ai.
Kujdes pamje të rënda***
#AtiqueAhmed & #AshrafAhmed were dreaded criminals with links with even ISI. Karma never forgets the door it comes out, & law of the nation failed when these people committed those crimes even from prison #AtiqueAhmed #AtiqAhmed #Prayagraj #अतीक_अशरफ #UttarPradesh #YogiKaNayaUP pic.twitter.com/matwiS1284
— KDPS Champion Jr. (@KDPSChampionJr) April 16, 2023