Jack Teixeira është paditur për tërheqje dhe mbajtje të paautorizuar të dokumenteve dhe materialeve të klasifikuara nga një gjykatë federale.
Ai është dërguar në një gjykatë federale në Boston mbi akuzat e lidhura me rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara të Pentagonit.
Sipas CNN-it, ai është dërguar aty me pranga në duar.
21-vjeçari u arrestua të enjten nga disa agjentë të FBI-së.
Teixeira ka qenë pjesëtar i gardës kombëtare ajrore në Massachusetts.
Dokumentet që rrodhën përfshijnë zbulime mbi mbrojtjen ajrore të Ukrainës, të Koresë së Jugut, për inteligjencën e Mossadit në Izrael dhe interesat e Kinës në Nicaragua.