Botë

Hapen vatra të reja zjarri në Maqedoni

​Zjarr i ri është paraqitur sot në fshatin Bogovicë të komunës së Strugës, derisa zjarri në afërsi të manastirit Treskavec në Prilep është vënë nën kontroll. Po ashtu nën kontroll është edhe zjarri mbi fshatin Gurgurnicë të Tetovës dhe në fshatin Balindol të Gostivarit. Kështu njoftuan sot nga qendra për menaxhim me kriza, transmeton kp.

"Në rajonin e Prilepit, zjarri në afërsi të manastirit Treskavec dhe vendbanimet Mazhuëishte, Marmorani, dhe Gorno Sellë është vënë nën kontroll, ka tym nëpër vendet që janë djegur, janë angazhuar zjarrfikës dhe vullnetarë për kontroll të zjarrit nga Komuna e Prilepit, dhe nuk ekziston rrezik për rrezikimin e manastirit Treskavec. Në rajonin e Tetovës zjarri në fshatin Gurgurincë të komunës së Bërvenicës ende është aktiv dhe në këtë vatër zjarri intervenohet me ekipe të Pyjeve të Maqedonisë", deklaroi Nadica Vçkova, Qendra për menaxhim me kriza.