24 fëmijë të tjerë janë rikthyer në shtëpitë e tyre të hënën, pasi ishin marrë ilegalisht në territorin e Rusisë, kanë thënë autoritetet e Khersonit.
“Sot i takova ata në Kherson për të folur me ta”, ka thënë shefi i administratës rajonale ushtarake të Khersonit, Oleksandr Prokudin, në një postim në Twitter.
“Ky ishte një ndër misionet e shpëtimit më të vështira. Rusët morën fëmijët për 13 orë dhe më pas i detyruan ata të bëhen pjesë e propagandës”, ka thënë ai.
Megjithatë, një raport i shkurtit nga Observatori i Konfliktit i mbështetur nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së nga Laboratori Humanitar i Kërkimeve Humanitare të Yales pretendonte përfshirjen e Moskës në një rrjet të gjerë kampesh ku fëmijët iu nënshtruan “riedukimit politik”.
“Gjëja kryesore është se tani fëmijët janë në shtëpi me familjet e tyre. Të guxojnë të jetojnë, të guxojnë të jenë përsëri të lumtur”, tha Prokuduin, duke shtuar “ne jemi mirënjohës për vullnetarët e Fondacionit Bamirës “Save Ukraine”, të cilët bënë përpjekje të jashtëzakonshme për të shpëtuar ukrainasit e vegjël nga robëria ruse”.
“Ne patjetër do të sjellim në shtëpi të gjithë ukrainasit e ndaluar ilegalisht nga Rusia!” tha ai.