Pentagoni po heton ato që duken të jetë ‘screenshots’ të informacionit të klasifikuar ushtarak të SHBA-së dhe NATO-s rreth Ukrainës që qarkullon në rrjetet sociale, tha një zyrtar i Pentagonit për CNN.
CNN ka shqyrtuar disa nga fotografitë që qarkullojnë në Twitter dhe Telegram, por nuk është në gjendje të verifikojë nëse ato janë autentike. Zyrtarët amerikanë thonë se dokumentet janë pjesë e një grumbulli më të madh të inteligjencës ditore të prodhuar nga Pentagoni për luftën, por duket se dokumentet janë redaktuar në disa vende.
Mykhailo Podolyak, nga Zyra e Presidentit të Ukrainës, tha se beson se rusët qëndrojnë pas rrjedhjes së supozuar. Podolyak tha se dokumentet që u shpërndanë janë joautentike, nuk kanë "asnjë lidhje me planet reale të Ukrainës" dhe bazohen në "një sasi të madhe informacioni fiktiv".
Shfaqja e dokumenteve, qofshin të vërteta apo jo, ka rritur fokusin se kur do të fillojë kundërofensiva e planifikuar ukrainase dhe çfarë di, nëse ka ndonjë gjë, secila palë për përgatitjet e tjetrës për të.
Një pamje që ka qarkulluar në kanalet ruse është një foto e një kopjeje të një dokumenti për arsenalin e armëve. Dokumenti, i cili është i muajit shkurt dhe i shënuar si sekret, liston sasitë e disa sistemeve të armëve perëndimore që ka aktualisht në dorë Ukraina, ofrimin e sistemeve shtesë që janë në plan dhe trajnimin që Ukraina ka ose pritet të përfundojë mbi sistemet.
Një tjetër dokument i shënuar si top sekret përmban një hartë mbi statusin e konfliktit më 1 mars.