Botë

Kolumbisë i kushton shtrenjtë zhvendosja e hipopotameve të Escobarit

 

Kolumbia ka thënë se plani për zhvendosjen e 70 hipopotameve jashtë shtetit do të kushtojë 3.5 milionë dollarë.

Lordi i drogës, Pablo Escobar, që u qëllua për vdekje nga policia në vitin 1993, importonte ilegalisht kafshë në shtetin e tij, përfshirë edhe hipopotame, në vitet e ’80-ta.