Botë

Ukraina thotë se të hënën ka rrëzuar 14 nga 15 dronët e Rusisë

Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar 14 nga 15 dronët e quajtur “Shahed” të lëshuar nga Rusia në hapësirën ajrore të Kievit gjatë së hënës, tha të martën Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ukrainase.

Më herët administrata ushtarake rajonale e Kievit në një postim në Telegram tha se rënia e mbetjeve të dronëve i vuri flakën një ndërtese.

“Si rezultat i rënies së mbetjeve të UAV-ve në lagjen Sviatoshynskyi, një zjarr shpërtheu në një ndërtesë jo-rezidenciale. Zjarri është shuar”, ka thënë shefi i administratës ushtarake, Serhii Popko.

Nuk pati viktima, ka thënë Popko.