Botë

Shtëpiza mobile për të mbijetuarit e tërmetit

 

Në Hassa të provincës Hatay, më shumë se 90 familjeve u janë ofruar strehimore, vend sa për të pirë kafe dhe për t’u këndellur nga traumat. Me përkrahjen e fondacionit të kompanisë së njohur IKEA, organizata suedeze ka ofruar 5 mijë shtëpiza për familjet e goditura nga tërmeti në Turqi dhe Irak

(AP) - Nuk duket si e tillë, por kjo shtëpizë është gjë luksoze për këtë burrë dhe familjen e tij.

Tërmeti me magnitudë prej 7.8 shkallës më 6 shkurt la më shumë se 52 mijë të vdekur në Turqi dhe Siri. Gati 300 mijë ndërtesa në Turqi janë shembur ose dëmtuar rëndë.