Botë

Shteti Islamik paralajmëron sulme të reja në Iran

Grupi militant, Shteti Islamik, e ka publikuar një video, duke kërcënuar për sulme të reja në Teheran dhe u ka bërë thirrje të rinjve iranianë që të revoltohen kundër vendit të tyre.

Në këtë video ku shihej personi që kishte një maskë në fytyrë dhe armë para vetes, paraqitej edhe logoja e agjencisë së lajmeve të këtij grupi, Amaq dhe pamje të dy sulmeve të Teheran, për të cilat e ka marrë përgjegjësinë ky grup.