Forcat ruse kanë sulmuar disa qytete ukrainase të mërkurën, ndërsa raportohet për të paktën 4 viktima, raporton BBC.
Sipas autoriteteve ukrainase të paktën katër persona kanë vdekur në sulm me dron në një zonë të banuar në rajonin e Kievit.
Katet e sipërme të konvikteve dykatëshe të studentëve në qytetin Rzhyshchiv, janë goditur të mërkurën në mëngjes.
Një 11-vjeçar është në mesin e të lënduarve.
Ndërkohë autoritetet ruse kanë njoftuar se një sulm ukrainas me dron në flotën e saj në Krime është zmbrapsur.
Shpërthime janë raportuar edhe në qytetin port Sevastopol.
Nga Rusia është thënë se “tri objekte” që synuan të godisnin flotën ruse në Detin e Zi janë shkatërruar.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia ka lansuar më tepër se 20 “dronë vrasës”, si dhe raketa e predha.
Duke iu referuar deklaratave të presidentit të Kinës, Xi Jinping nga Rusia disa orë më herët, ai tha se sa herë “që dikush mundohet të dëgjojë fjalën ‘paqe’ nga Moska’, një urdhër tjetër jepet për të nisur sulmet.