Vuçiqi pyetet nëse do ta arrestonte Putinin: Nuk i arrestova as të kërkuarit nga Gjykata e Hagës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga gazetarët në prononcimin për media nëse do të arrestohej presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në rast se ai viziton Serbinë.
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhërarrest ndaj presidentit të Rusisë për krime lufte.
“Ju e keni të qartë që përderisa lufta po vazhdon, Putini nuk ka ku të vijë në Serbi. E unë as personat e kërkuara nga Gjykata e Hagës nuk i kam arrestuar madje as me fletëthirrje”, ka thënë Vuçiq.