Dy persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë janë lënduar pasi disa këmbësorët janë përplasur nga një kamion në qytetin Amqui, në veri të Quebecut të Kanadasë.
Drejtuesi i automjetit, një vendas 38-vjeçar është dorëzuar në polici, raportoi BBC-ja të martën.
Hetuesit po hetojnë edhe më tutje për të përcaktuar nëse incidenti ishte një sulm i qëllimshëm.
Sulmi ka ardhur vetëm një muaj pasi dy fëmijë vdiqën kur një shofer autobusi hyri me veturë në një çerdhe në Montreal.
Dy personat e vdekur mësohet se janë një burrë rreth të 70-tave dhe një tjetër 60-vjeçar. Mediat kanadeze raportuan se mes të lënduarve janë edhe fëmijë që po trajtohen në spitalin lokal.