Botë

Blair, i dërguar i paqes i Trumpit në Lindjen e Mesme?

 

Zbulimi i ditës vjen nga “Daily Mail”, që thotë se Tony Blair ka marrë pjesë në një takim sekret në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi një bashkëpunim të mundshëm me Donald Trumpin.

Ish-kryeministri më i suksesshëm britanik thuhet se ka zhvilluar bisedime me dhëndrin e Trumpit, njëkohësisht këshilltar i lartë i këtij të fundit, Jared Kushner, gjatë së mërkurës, me synimin për t’u bërë i dërguari i paqes në Lindjen e Mesme i Trumpit, shkruan tch.