Botë

Zelensky urdhëron forcimin e mbrojtjes së Bakhmutit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi do të vazhdojë të mbrojë dhe "forcojë" Bakhmutin me forcat ruse që po hynë në qytetin e shkatërruar lindor që janë munduar ta pushtojnë qe gjashtë muaj.

Më pak se një javë më parë, një këshilltar i Zelenskyt tha se mbrojtësit mund të tërhiqen nga Bakhmuti dhe të kthehen në pozicionet e afërta. Por, duke folur në fjalimin e tij të mbrëmjes, presidenti foli për një takim që ai drejtoi, në të cilin drejtuesit e lartë ushtarak i thanë "të mos tërhiqej" dhe të "forcohej".

"Ky qëndrim u mbështet unanimisht në mbledhje. Nuk kishte qëndrime të tjera. Unë i thashë kryekomandantit të gjente forca të përshtatshme për të ndihmuar djemtë në Bakhmut", tha ai.

Forcat ruse nuk kanë qenë në gjendje të japin goditjen finale që do t'i lejonte të pushtonin Bakhmutin. Analistët thonë se ai nuk ka vlerë të madhe strategjike dhe se kapja e tij nuk ka gjasa të shërbejë si një pikë kthese në konflikt.