Botë

Gjuha e Donald Trump - efektive dhe e rrezikshme

Gjuha dëshmon shumë për karakterin e një njeriu. Kjo vlen edhe për politikanët, as Donald Trump nuk përjashtohet këtu. Linguistë nga SHBA dje Gjermania kanë analizuar semantikën gjuhësore të presidentit amerikan.

Elisabeth Wehling ishte në zyrën e saj në Kaliforni mbrëmjen e fjalimit të parë të Trump para Kongresit amerikan. Për linguisten e Universitetit Berkeley puna e saj normale: Analizimi i gjuhës së politikës. Stili gjuhësor i Donald Trump është një temë interesante - sepse politikani për ditë ofron material për t'u analizuar, shkruan DW.