Botë

Sa paguhen deputetët gjermanë dhe sa janë të ardhurat e tyre dytësore

Shumica e anëtarëve të parlamentit gjerman nuk ka të ardhura dytësore prej më shumë se 1000 euro në muaj apo 10,000 euro në vit, të cilat duhet t'i deklarojnë në mënyrë të posaçme.

Megjithatë një ndër katër deputetë - pra 178 nga gjithsej 630 deputetë që ka parlamenti gjerman - ka të ardhura dytësore që e kalojnë këtë kufi. Disa prej tyre janë për shembull anëtarë bordesh mbikëqyrëse, të tjerë krahas mandatit si deputetë punojnë si avokatë, apo kanë ndonjë fermë, shkruan DW.