Një grua në shtetin jugor të Indisë, Kerala, e cila vuante me vite dhimbje torturuese për shkak të një operacioni të dështuar, thotë se ajo ende pret që mjekët përgjegjës të ndëshkohen.
Harshina, 31 vjeç, thotë se ajo jetoi me dhimbje të padurueshme në stomak për vite me radhë, deri sa një skanim i vitit të kaluar tregoi se një palë pinca i kishte mbetur brenda trupit të saj gjatë një operacioni.
"Nuk mund ta përshkruaj dhimbjen që kam vuajtur për pesë vjet", i tha ajo BBC-së.
Nënë e tre fëmijëve, Harshina iu nënshtrua një operacioni cezarian (i njohur edhe si prerje cezariane) në secilën prej lindjeve.
Pas operacionit të tretë filloi të ndjente dhimbjet.
Ndërsa dhimbja vazhdonte, Harshina konsultoi mjekë ndër vite, por nga ta iu tha se ishte e zakonshme pas operacionit të tretë.
Vetëm në shtator 2022, kur u testua për infeksion urinar, zbuloi problemin – skaneri zbuloi një copë metali brenda.
Metali doli të ishin pincat – 6.1cm e gjatë dhe 5cm e gjerë – e përdorur nga mjekët për të shtypur enët e gjakut gjatë operacionit. Ajo iu nënshtrua edhe një operacioni për t’i hequr pincat.
Këtë javë, Harshina u fut në një grevë urie para spitalit duke kërkuar që shteti të vepronte kundër papërgjegjësisë që iu shkaktua asaj.