Një tërmet prej 5,2 shkallësh të Rihterit ka goditur Turqinë në orët e para të së premtes.
EMSC – organizatë e pavarur shkencore për tërmetet, ka shkruar në Twitter se tërmeti ka ndodhur në Goksun të Turqisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTërmeti i 6 shkurtit në Turqi dhe Siri ka lënë më shumë se 40 mijë persona të vdekur e shumë të tjerë të lënduar.
Si pasojë e tërmetit, shumë ndërtesa janë shkatërruar në këto dy vende, duke lënë shumë njerëz pa kulm mbi kokë.
Kërkimet për të mbijetuar në dy zonat kanë vazhduar për disa ditë me radhë pas tërmetit të rëndë.