Botë

“Kërcënohen” gazetarët: Inteligjenca Artificiale do t’ua grabitë punën

 

Një nga grupet më të mëdha mediatike të Evropës ka paralajmëruar gazetarët se inteligjenca artificiale (AI) mund t'u vjedhë punët e tyre dhe ka dhënë këshilla se si reporterët mund ta shmangin një gjë të tillë.

Shefi ekzekutiv i “Axel Springer” – i cili zotëron “Insider”, “Politico” dhe tabloidin gjerman “Bild”, Mathias Döpfner u tha punonjësve se “Inteligjenca Artificiale ka potencialin ta bëjë gazetarinë e pavarur më të mirë se kurrë – ose thjesht ta zëvendësojë atë”.