Botë

Tërmet i fuqishëm në Kinë

Një tërmet i shkallës 6.5 të Rihterit ka goditur provincën e largët dhe malore të Sichuan të martën, ka bërë me dije Agjencia Amerikane e Geologjisë (USGS), duke shkaktuar dëme në ndërtesa në një resort turistik por nuk është raportuar ende për dëme të mëdha.

Tërmeti goditi zonën e populluar të qytetit Guangyuan në thellësi prej 10 km, ka bërë me dije USGS. Më parë kishte raportuar që tërmeti ka qenë i fuqisë 6.6 të Rihterit në thellësi prej 32 km, raporton Reuters.

Zona goditet shpesh nga tërmetet.

Fotografi nëpër mediat sociale të kontrolluara nga shteti kanë shfaqur dëme në Jiuzhaigou, ku shihet se tjegullat kanë rënë nga ndërtesat dhe njerëzit janë mbledhur nëpër hapësira të jashtme, transmeton Koha.net.

Televizioni shtetëror ka cituar një banor lokal të ketë thënë se asnjë ndërtesë nuk është shembur në pjesën ku gjendet ai, por se ka pasur lëkundje të fuqishme.

Agjencia shtetërore kineze Xinhua ka cituar një zyrtar të një zyre turizmi në Jiuzhaigou të ketë thënë se disa shtëpi janë shembur apo çarë dhe autoritetet janë duke organizuar evakuime.

Një tërmet në Sichuan në maj të vitit 2008 vrau pothuajse 70 mijë njerëz.