Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka hedhur poshtë sërish mundësinë që të ulet në tavolinën e bisedimeve me homologun rus, Vladimir Putin.
Gjatë një konference për media të premten me rastin e një vjetorit të fillimit të luftës në Ukrainë, Zelensky ka thënë se derisa dikur kërkonte bisedime me Putinin, tani edhe po të jetë i gatshëm Putini, ai nuk do të donte ta bënte këtë.
“Erdogani e njeh pikëpamjen time. Ne e diskutuam këtë përpara luftës. Unë i thashë që ta vendoste Putinin në tryezën e negociatave. ‘A mund ta bëjmë këtë, ju lutemi? Ne duhet të shmangim një luftë në shkallë të gjerë’. Por Erdogani nuk ishte në gjendje ta bënte këtë. Jo vetëm ai – ai është i fuqishëm , por nuk është në gjendje ta bëjë këtë. Dhe tani ai mendon se është? Tani ne nuk mundemi”, ka thënë Zelensky.
Zelensky shpjegoi pse nuk mund të flasë më me Putinin.
"Nuk është i njëjti njeri. Nuk ke me kë të flasësh”, është shprehur ai.