Botë

Katër vjet nga ndërhyrja kundër ISIS-it

Koalicioni ndërkombëtar i drejtuar nga SHBA-të kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik (ISIS) sot ka hyrë në vitin e katërt dhe për Pentagonin shkatërrimi i plotë i xhihadistëve është vetëm një çështje kohe.

Më 8 gusht 2014, dy avionë të tipit FA-18 u ngritën nga një aeroplanmbajtëse amerikane për të kryer bombardimet e para të koalicionit kundër ISIS-it, në veri të Irakut.