Botë

Indonezia me vaj e kafe blen avionë lufte nga Rusia

Ministria e Mbrojtjes e Indonezisë më herët gjatë këtij muaji kishte njoftuar se është finalizuar marrëveshja për blerjen e 11 aeroplanëve të luftës Suhoj SU-35 nga Rusia, por nuk ishin publikuar kushtet e marrëveshjes, transmeton Koha.net.

Autoritetet indoneziane sot kanë kumtuar se 11 avionët ushtarakë rusë do të këmbehen me kafe, vaj palme e lëndë tjetër të parë të Indonezisë.