Një video tragjike nga Brazili është publikuar nga media amerikane New York Post. Nga pamjet shihet një burrë i armatosur i cili hap zjarr ndaj disa personave të cilët ndodheshin në ambientet e një bilardoje.
Media amerikane shkruan se gjithçka nisi kur autori i sulmit humbi një lojë në bilardo dhe të pranishmit nisën të qeshnin.
Burri ka marrë armën nga vetura dhe ka nisur të qëllojë ndaj personave që po pinin kafe në lokal.
Si pasojë e të shtënave, humbën jetën 7 persona, mes tyre dhe një vajzë 12-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Sinop City, në shtetin e Mato Grosso.
Sipas policisë vendase, njëri prej autorëve kishte luajtur një lojë bilardo me një prej viktimave dhe kishte humbur rreth 640 funte.
Ai u kthye me shokun e tij, por humbi përsëri. Poshtërimi dhe refuzimi për të paguar bëri që ai të masakrojë pothuajse të gjithë të pranishmit.
Autoritetet braziliane janë vënë në kërkim të dy personave që shkaktuan tragjedinë.
VIDEO: