Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, i ka kërkuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara të krijojë një gjykatë speciale për t'i gjykuar krimet Rusisë, me qëllim që të sigurohet se pushtimi i Moskës nuk do të përsëritet më.
“Fitorja e Ukrainës do të nënkuptojë fitoren e të drejtave të njeriut mbi paligjshmërinë, torturën dhe shkatërrimin, deklaroi Zelenska në takim me zyrtarë të OKB-së.
Ajo tha se ukrainasit po vriten para gjithë botës tash e një vit.
“Në çdo qytet të Ukrainës, në Londër, Berlin apo Neë York, ne kemi të drejtë të jetojmë të lirë, të mos vritemi apo të mos torturohemi. E drejta për të mos na bërë copë nga raketa ruse. Secili prej nesh e ka këtë të drejtë”, shtoi bashkëshortja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.