Botë

Irani dënon me vdekje një gjermano-iranian, nën akuza se ishte lider i një “grupi terrorist”

Foto: AFP
 

Një gjykatë në Iran ka dënuar me vdekje disidentin gjermano-iranian Jamshid Sharmahd, nën akuzat e “korrupsionit në Tokë”, raporton BBC.

Sharmahd 67-vjeçar, që jetonte në SHBA, besohet se u kidnapua nga agjentët iranianë në Dubai në vitin 2020 dhe më pas me forcë u dërgua në Iran nëpërmjet Omanit.