Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka arritur në Poloni rreth orës 20:00 me kohë lokale, pas vizitës befasuese që pati në kryeqendër të Ukrainës, Kiev të hënën, ku u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, raporton CNN.
Biden udhëtoi me tren për në Kiev, duke bërë rrugëtimin 10-orësh me disa këshilltarë të ngushtë dhe me dy gazetarë.
Bideni udhëtoi në Poloni me aeroplanin C-32, ndërsa bëri ndalje në Gjermani, para se të merrte trenin për në Ukrainë të dielën.
Treni gjatë natës kaloi nëpër Ukrainë, duke bërë vetëm pak ndalje për të marrë masa shtesë sigurie.