Centrali bërthamor zviceran i Beznaut, më i vjetri në botë, u riaktivizua sot pas një ndërprerje prej tre ditësh që ishte shkaktuar nga një problem teknik, njoftoi kompania menaxhuese “Axpo”.
“Punimet e riparimit të një kabllo prej 220 kilovatësh të një transformatori që ndodhej në pjesën jo bërthamore të strukturës u realizuan me sukses”, njoftoi shoqëria e shfrytëzimit në një komunikatë, raporton AFP.
Reaktori numër 2 i centralit të Beznau, që ndodhet në kantonin e Aargau, pranë kufirit me gjerman, u lidh me rrjetin elektrik, transmeton kp.
Në shërbim që prej vitit 1969, Beznau është centrali më i vjetër bërthamor në botë, që prej mbylljes së reaktorit të Oldsbury në Britaninë e Madhe në vitin 2012.
Zvicra numëron katër centrale që prodhojnë rreth një të tretën e energjisë elektrike të vendit.
Më 21 maj zviceranët zgjodhën heqjen e energjisë bërthamore në një periudhë afatmesme, duke votuar në referendum në masën 58,2 për qind.
-
Japonia rifillon punën e centralit bërthamor më të madh në botë
-
Reaktori bërthamor në Bullgari rifillon punën pas defektit të gjeneratorit
-
Rikthehet furnizimi me energji elektrike në Chernobyl
-
39 vjet nga katastrofa që nuk shuhet: Çernobili si kërcënim i njerëzimit
-
Zvicra heq dorë nga ndalimi i ndërtimit të centraleve bërthamore